Sot saktësisht bëhet një vit që kur në Kosovë u konfirmuan rastet e para me virusin korona. Ishte pikërisht muaji mars i vitit të kaluar kur u shfaqen dilema dhe hipoteza se a mund të arrijë ky lloji virusi në Kosovë. Por kur ai tashmë kishe arritur edhe në vendin tonë. Njerëzit i kishte kapluar, ankthi, frika dhe stresi i pakontrolluar. Ata vraponin për të siguruar rezerva të artikujve elementar ushqimor më theks të veçantë të miellit. U krijuan radhë të gjata para dyqaneve dhe mullinjve për siguruar miell sepse na priste vetë-izolimi apo siç e quanim karantinimi.
Ashtu edhe ndodhi shumë fshatra e komuna të Kosovës u karantinuan më motivacionin për ta lokalizuar përhapjen e këtij virusi por pa rezultate konkrete. Më gjithë këtë Covid-19 e gjeti udhën e tij për të arritur në çdo qytet, fshat, lagje e mbase edhe në çdo familje. Por kësaj përhapje gjigante i parapriu edhe ndryshimi i shpeshtë i masave anti-Covid të cilat rezultonin më valë të reja të infektimesh por edhe të vdekurve nga kjo pandemi.
Në aspektin shëndetësor kjo pandemi vendin e gjeti në mungesë të kapaciteteve spitalore, në mungesë të mjeteve mbrojtëse si gjëra elementare, aparateve për oksigjeno-terapi, dorëza të plastikës dhe dezinfektues. Por edhe ku shumë vende përfshirë edhe ato të rajonit kishin filluar testimet për Covid-19 Kosova ende përballej më mungesë të këtyre testimeve.
Vera e vitit 2020 ishte shpresë së do të ulën rastet e të infektuarve por se mund të largohej tërsisht pandemia. Por ky mbetet vetëm si një iluzion i të gjithëve neve sepse jo vetëm që nuk u ulën rastet por ato u shtuan dukshëm, u rrit edhe numri i të vdekurve si rezultat i infektimeve. Sa dukej se kjo gjendje doli nga kontrolli edhe ashtu ishte kur spitalet ishin të mbingarkuara më të infektuar, më njerëz që vdisnin për ditë. Hyrjet-daljet në spitalet ku ishin të shtrirë pacientët më Covid-19 ishin krejtësisht të lira për familjarët e tyre. Njësoj pothuajse siç është edhe sot dhe mundësia për të marrë dhe përhapur virusin ka qenë por edhe vazhdon të jetë fare e lehtë e pa u penguar nga askush.
Këtë pandemi e disa e shfrytëzuan për përfitime të majme materiale duke filluar më çmimin e maskave mbrojtëse, dorëzave dhe dezinfektuesve përtej çdo limiti normal të fitimit. Pronarët e barnatoreve si duket janë përfituesit më të mëdhenj të cilët kanë shitur barna më çmime shumëfishë më të mëdha se sa çmimet reale.
Vjeshta e gjeti Kosovën ashtu siç edhe paralajmërohej frikshëm për shtimin e rasteve në këtë stinë numri i të infektuarve gati e arriti shifrën 1000 në baza ditore. Edhe në këtë kohë u zbrazën spitalet nga pacientët më sëmundje të tjera për t’i liruar radhë atyre më Covid-19 të cilët ishin të shumtë. Në fillim të janarit kur kishin rënë paksa rastet u rikthyen në ofrimin e shërbimeve ambulancat specialistike, ndonëse rastet me Covid-19 vazhdonin.
Fillimi i këtij viti u pa si shpresë e përfundimit të pandemisë me uljen e rasteve të infektimeve. Por prapë u përmbys optimizmi, më rënien e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. U shkelën më të dy këmbët masat anti-Covid nga ata që do të duhej të ishin në vijë të parë të zbatimit të tyre. Nga politikanët dhe partitë politike të cilat sigurimin e ndonjë vote e vendosën në rënd të parë, pra shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Ata thirrën dhe mbajtën shumë fushata elektorale ndonëse tubimet ishin të ndaluara dhe kështu ndikuan më vetëdije në përhapen enorme të pandemisë. Madje një vjetori i përballjes së Kosovës me këtë pandemi globale e gjënë më shifra rekorde të infektuarave dhe të vdekurve. Prandaj ende një vit nga shfaqja e virusit korona në Kosovë, ende nuk duket drita në fund të tunelit.
Për me keq kur vendet për rreth nesh kanë shpërndarë dhe dhënë sasi të konsiderueshme të vaksinave ndaj këtij virusi, në Kosovë askush nuk e di se kur do të arrijnë vaksinat e para. Situata është duke dalë nga kontrolli. Vala e infektimeve është duke u përhapur shumë shpejt deri sa shkollat janë të hapura, kafiteritë e stërmbushura, transportet publike plotë më qytetarë.
Ndërsa në Kosovë pushteti është drejt tranzicionit politik si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit askush prej politikanëve si dukët më nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve. Se paku kështu po shihet këtyre ditëve. Ata vrapojnë më ankesa e kërkesa për sigurim të votave nëpër institucione të drejtësisë dhe panele të ndryshme ankimore. Për më tepër po zhvillojnë një luftë jo parimorë në mes vete brenda të njëjtave subjekte politike nga vijnë, vetëm e vetëm për vota. Prandaj askush nuk merret më shëndetin e rrezikuar të qytetarëve. Një vit ballafaqimi më pandeminë Kosova ka humbur 1688 banorë, dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi por edhe për mijëra punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës më të ardhurat të cilat ata siguronin mbijetesën e familjeve të tyre.