Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i cili kohë më parë kishte njoftuar se është kandidatë për pozitën e kryetarit të LDK-së, tani ka njoftuar se është tërhequr nga gara. Në njoftimin e tij ai shkruan se zgjedhjet e 14 Shkurtit, treguan një momentum të ri në skenën e zhvillimeve politike, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës, shënoi rezultatin më kritik që nga themelimi i saj. Në këto rrethana, duke bartur mbi supe përgjegjësinë për të rikonsoliduar dhe për të rivendosur “Lidhjen” tonë aty ku e meriton, ashtu siç kam dëshmuar në momente shumë të vështira për proceset shtetndërtuese të Kosovës, isha i pari, edhe kësaj radhe, që kam shpallur kandidaturën time, për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash, Anton Quni.
