Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Privatizimit është përcjellë me jo transparencë e keqpërdorime, nga vendorë e ndërkombëtar

Duke folur për procesin e privatizimit, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklruar se procesi i privatizimit është përcjellë me jo transparencë dhe keqpërdorime, qoftë nga akterët vendës dhe ata ndërkombëtar. Gjatë intervistë për “Ekonomia Online” ai ka theksuar se procesi i privatizimit në Kosovë që nga fillimi ka qenë shumë ma tepër që të implimentohet në aspektin politik se sa ekonomik. Procesi ekonomik i privatizimit ka sjellë sfida të shumta, në rend të parë mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit ka qenë elementi kyc që Kosova shumë më tepër është dëmtu nga ky sistem se sa që ka përfituar, vet fakti që kemi 845 ndërmarrje publike dhe shoqërore të cilat janë privatizuar për vetëm 645 milionë dhe është e para, vet fakti që kemi rreth 30 mijë hektarë tokë të cilët janë privatizuar për më pak se 90 milionë euro dhe vet fakti që i kemi më tepër se 80 mijë të punësuar që kanë mbet të papunë si pasojë e procesit të privatizimit e dëshmon më së mirë dështimin në këtë proces”, ka deklarua mes tjerash ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …