Po vazhdojnë punimet e Kuvendit të parakohshëm zgjedhor të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit

Po vazhdojnë punimet e Kuvendit të parakohshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të saj dhe kryesisë së re. Në fillim të punimeve, Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë dhe anëtarit të Kuvendit dhe është larguar. Kuvendi ka pranuar në mënyre unanime tri kandidaturat për kryetar të kësaj partie, atë të Lutfi Hazirit, Lumir Abdigjikut dhe Besian Mustafës. Zgjedhja e kryetarit të partisë bëhet me anë të votave të fshehta.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …