Daim Hiseni

Daim Hiseni: Vallë, kujt i keni shërbyer në vitin 2001 që sot në vitin 2021 të dekoroheni nga vrasësit e shqiptarëve?

Të nderuar luftëtar të lirisë dhe ju ushtarë me librezë të partisë,

 Republika e Maqedonisë së Veriut me 8 shtator do të kremton 30 vjetorin e themelimit të saj shtet demokratik, dërsa sot i kremtua 40-të vjetori i Njësisë Speciale “TIGRAT”!!! Brezi i ri mund të mos e dinë, por ju që jeni gjeneratë e asaj kohe me siguri e dini dhe e mbani mend mirë kush dhe pse e formoi këtë njesi.

Në marsin e vitit 1981, pak ditë pasi morën hove demonstratat studentore në Kosovë, me vendim të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë u dha urdhër që urgjentisht të formohet një njësi special për të penguar frymën revolucionare të shqiptarëve, të ndërpresin hovin e demonstratave dhe të likuidojnë fizikisht autorët e “Albanskiot nacionalizam, iridentizam i separatizam”, gradat e tyre janë meritë e dhunës së ushtruar ndaj arsimtarëve shqiptar të diferencuar, arrestimeve me qindra studentë, vrasja e Rexhë Malës, Nuhi Berishës, hudhja e bombave helmuese që helmuan Ylfete Humollin, …

Po kjo njësi speciale luftoi Universitetin e Tetovës dhe vrau Abdyselamin, po kjo njësi speciale përdhunoi flamurin tonë kombëtar duke vrarë, arrestuar dhe malltretuar shqiptarët në ngjarjet e Gostivarit. Po kjo njësi speciale vrau shokët tanë të luftës.

Me çfar ftyre, a kanë ndërgjegje këta njerëz?!!! Njëri zëvendës kryeministër e tjetri zv.Ministër që gojën e kanë plot UÇK, sot u përkulën para ujqive e qenve, duke pranuar dekoratë për lojalitet.

Që nga viti i kaluar kemi kërkuar që në Gostivar të ngremë shtatoren e Gjeneralit, Heroit Tahir Sinani dhe përgjigja nga partia e këtyre ishte negative shkaku se Tahir Sinani paska qenë UÇK ?!!!

Parashtrohet pyetja, cilin popull e përfaqësojnë Artan Grubi dhe Nazim Bushi, a thua interesat i kuj i mbrojnë, kur pranojnë dekoratën e larë me gjak shqiptari?

Vallë, kuj i keni shërbyer në vitin 2001 që sot në 2021 dekoroheni nga vrasësit e shqiptarëve.

 

 

SHVL UÇK

Kryetar

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …