Ka përfunduar procesi i votimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin kanë marrë pjesë 328 delegatë. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arban Abrashi ka thënë se për hapat e mëtutjeshëm do të dihet pas numërimit të votave. Duke folur për procesin e sotëm zgjedhor ai ka sqaruar se ka pasur diskutime e konsultime në të gjitha degët dhe të gjithë kanë qenë të një mëndje se votimi duhet të jetë i fshehtë dhe kësisoj është bërë. Tash i shohim numrat se kush sa ka marrë. Fillon numërimi i votave, nëse ndonjëri ka marrë mbi 50%, nëse jo atëherë dy që kanë më tepër vota shkojnë në raundin e radhës” ka bërë të ditur në mes tjerash, Arban Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …