Papa Françesku bënë thirrje që të fuqizohen përpjekjet për arritjen e paqes në Siri

Papa Françesku ka bërë thirrje që të fuqizohen përpjekjet për arritjen e paqes në Siri. Ai ka theksuar se lufta civile në Siri është një prej krizave më të këqija humanitare në ditët e sotme, dhe theksoi se 10-vjetori i kësaj lufte duhet të shtyjë të gjithë që të kërkojnë “shpresë” për këtë shtet të shkatërruar. “Siria ka parë çdo lloj të dhunës dhe vuajtje nga popullata, veçanërisht nga shtresa më e ndjeshme siç janë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Sërish u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të tregojnë vullnet të mirë në mënyrë që të ketë një copëz shprese për popullsinë e lodhur”, theksoi në mes tjerash Papa Françesku. Dhuna në sSiri ka nisur 10 vite më parë kur protestat pro-demokracisë së marsit të vitit 2011, shpejt u kthyen në konflikt të brendshëm, ku u përfshin edhe fuqitë botërore. Në këtë konflikt, janë vrarë qindra-mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …