Shërohen 50 qytetarë, konfirmohen 259 raste të reja me Covid-19, ndërsa 11 të sëmurë e humbin jetën

ShSKUK: Do t’i pranojmë të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim të koronavirusit, ndonëse spitalet janë të mbushura

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se do të pranojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim të koronavirusit. Ky institucion shëndetësor, me anë tënjë shkrimi në rrjetin social, ka thënë se përkundër që klinikat e QKUK-së janë të mbushura me pacientë të infektuar me Covid-19, çdo i sëmurë me të njëjtin virus do pranohet për trajtim. Reagimi i tyre vjen pas raportimeve se pacientë të sëmurë me virusin korona nuk po pranohen për hospitalizim në QKUK. Në njoftim tutje thuhet se kanë shtuar kapacitetet dhe janë vënë në përdorim edhe disa hapësira tjera të nevojshme për trajtim të pacientëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …