Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë po neglizhon ofertën e Kryeministrit të Shqipërisë, për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë. Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, për këtë çështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, i cili siç thuhet në njoftim, është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deri më tani është duke e neglizhuar ofertën. “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas ofertës së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …