DKRS në Rahovec, publikon thirrjen për organizatat jo qeveritare- shoqërinë civile, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit

Bazuar në ftesën publike të datës 19/02/2021 me nr. Prot. 692, të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) të komunës së Rahovecit për thirrjen publike për projekt-propozimet të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ), ftohen organizatat jo qeveritare/shoqëritë civile, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

– Një përfaqësues nga OJQ-të

– Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit

Qëllimi i kësaj thirrje publike është vlerësimi i projekteve për klubet e sportit, OJQ-të dhe sportistët individual, që aktivitetin dhe fushëveprimtarinë kryesore e kanë sportin dhe projektet që ndërlidhen me vetëdijesimin, dhe përfshirjen e të rinjve të Komunës së Rahovecit në aktivitete sportive, sipas thirrjes publike të datës  19/02/2021.

Afati për aplikim është deri me datë 19/03/2021 ora 16:00h.

Dokumentat e kërkuara :

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …