Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike janë testuar gjithsej 3 mijë e 570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve sot rezultojnë 574 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 77 mijë 827 të infektuar nga 358 mijë 537 të dyshimtë në virus si dhe 1 mijë 715 raste të vdekjeve për një vit pandemi. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65 mijë e 60 raste. Numri i rasteve aktive ka arritur në 11 mijë e 58.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …