Daut Haradinaj:

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e deputetit, për t’ia liruar vendin, Shemsedin Dreshajt

Daut Haradinaj, deputet i zgjedhur nga AAK ka hequr dorë nga mandati të cilin e fitoi nga votat e qytetarëve. Haradinaj thotë se po heq dorë për t’ia liruar vendin Dr. Shemsedin Dreshajt. Aryesja tjetër thotë ai, është që të jetë më prezent në komuna. “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së! Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend. Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit. Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë. Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …