Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit vendos që seanca konstituive e legjislaturës së re të mbahet të hënën

Kryesia e legjislaturës së shtatë të Kuvendit vendos që seanca konstituive e legjislaturës së re të mbahet të hënën

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së legjislaturës së shtatë, bëri të ditur se seanca konstituive për legjislaturën e tetë do të mbahet më 22 mars. “Sapo përfunduam mbledhjen e kryesisë, ku rend dite ishte përgatitja për seancën konstituive të  legjislaturës së tetë. Në mbledhje ishin të pranishëm kryesia e legjislaturës së kaluar. U vendos që seanca konstituive e legjislaturës së tetë të mbahet më 22 mars, të hënën në orën 10:00”, tha Nagavci. Ajo shtoi se në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje teknike si dhe për vendosjen e deputetëve në seancë. Ndryshe, një ditë më parë, Vjosa Osmani dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …