Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale. Ai thotë se kjo është dëshmi që Specialja është më qëllime politike dhe e jashtëligjshme. “Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj. Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …