Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një statusi në rrjetin social ka thënë se Kosova përfiton shumë nga formalizimi i plotë i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Sipas tij, kjo është domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht për Kosovën. Ai tutje shkruan se ky është mesazh i qartë ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht për pesë vendet e Bashkimit Evropian që e kundërshtojnë sovranitetin e Kosovës. Sipas tij, formalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, dërgon mesazhin se legjitimiteti i Kosovës si komb i pavarur po rritet.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …