Të premten, kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Mirëpo, Abdixhiku para këtij takimi do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq. “Do të takoj grupin parlamentar të LDK-së me të cilët do të bisedoj”, ka thënë ai teksa ka folur edhe për takimin me Kurtin e Osmanin. Aty ka thënë se do të shkojë me Kujtim Shalën. Kreu i Lidhjes Demokratike ka thënë se Vjosa Osmani e ka hapur derën që të kthehet në LDK. “Çdo njeri që ndihet si LDK që ndihet që mundet t’i kontribuojë LDK-së, që mundet të kontribuojë projektit tim, dhe udhëheqësisë që unë provoj ta ndërtojë, është i mirëseardhur me qenë LDK”, tha Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …