Nga dita e mërkurë, për dy ditë nuk do të ketë transport të udhëtarëve në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor. Kryetari i shoqatës në fjalë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se operatorët presin të mbështetën nga institucionet për shkak të humbjeve nga pandemia Covid-19. “Autobusët do të qëndrojnë në perone por nuk do të lëvizin në drejtim të Prishtinës apo prej qytetit në qytet. Ndërkaq, Këshilli Drejtues nesër [e mërkurë] e ka një takim për të përcjellë gjendjen. Ndoshta, qeveria do të reflektojë dhe nëse kjo ndodhë, atëherë ne grevën e pezullojmë, por nëse qeveria nuk reflekton greva është e pashmangshme”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …