leoni

Komuna e Deçani nënshkruan memorandum bashkëpunimi më Telekomin e Kosovës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin e komunës Sami Cacaj dhe ekzekutivin komunal, kanë pritur në takim Zeqir Kiqina –Kryeshef Ekzekutiv, Bislim Fetahu –Drejtor Teknik, Agim Hadergjonaj -zëvendës Drejtor Teknik dhe Mentor Neziraj –menagjer i kontratës ne Institucione në Regjionin e Gjakovës. Në këtë takim të përbashkët është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Komunës së Deçanit, për mbulimin e rrjetit të telekomunikacionit me Fibër Optik përgjatë rrugës Nacionale Deçan-Plavë, dhe mbulimi me rrjet mobil të zonave turistike në parkun Nacional të Komunës së Deçanit. Për kryetarin Ramosaj, ky Memorandum Bashkëpunimi, është një hap drejtë realizimit të ëndrrës tonë. Konsideroi se kjo ditë e nënshkrimit për mua si i pari i komunës së Deçanit do të jetë një datë me rendësi të veçantë sepse çdo ditë e me shumë po afrohemi drejt realizimit të ëndrrës tonë për Zhvillim të Turizmit në bjeshkët e komunës së Deçanit tha Ramosaj. Edhe Kryeshefi Ekzekutiv Zeqir Kiqina, tha se ky memorandum, është tepër i rëndësishëm për kompaninë tonë po ashtu për komunën e Deçanit dhe vizitoret e këtyre bjeshkëve, ky memorandum konsiderohet të jetë internacional –ndërkombëtar sepse rruga nacionale Deçan-Plavë lidh shtetet. Ndryshe afati i realizimit të Memorandumit të Bashkëpunimit i nënshkruar sot do të implemetohët mes viteve 2021-2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …