leoni

Komuna e Vitisë dhe Kolegji UBT prezantuan para qytetarëve vitias profilin e gjendjes ekzistuese në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029

Në organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit dhe të Kolegjit UBT, sot është mbajtur një takim publik me qytetarë lidhur me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029. Me këtë rast u bë prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese. Në fillim të këtij takimi, Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit bëri me dije se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Kolegjin UBT janë duke hartuar planin e ri zhvillimor komunal për 8 vite të ardhshme. Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se hartimi i këtij plani është shumë i rëndësishëm dhe jetik për komunën e Vitisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Ai tha se përmes këtij takimi publik qytetarët pos që mund të njihen me gjendjen ekzistuese ata mund të japin edhe sugjerimet dhe vërejtjet e tyre duke i shikuar më pas mundësitë e përfshirjes së tyre në dokumentin final. Kurse Hazer Dana, Profesor ne Kolegjin UBT ndër tjerash foli mbi punën e përbashkët të komunës së Vitisë dhe të këtij Kolegji në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Kurse prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese u bë nga Lyra Bakia, Profesorësh në Kolegjin UBT dhe nga Instituti i Planifikimit brenda këtij kolegji. Në pjesën e dytë të këtij takimi qytetarët kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Vjollca Puka dhe Labinote Jahja nga Ministria për Ekonomi dhe Mjedis të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …