leoni

KOMUNA E JUNIKUN NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME MINISTRINË E PUSHTETIT LOKAL NË KUADËR TË GRANTIT TË PËRFORMANCËS KOMUNALE 2021

Komuna e Junikut përkatësisht kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka nënshkruan Marrëveshje me Ministrinë e Pushtetit Lokal në kuadër të Grantit për Performancë Komunale 2021 (GPK), në mënyrë që të ketë mundësinë të kualifikohet për pjesëmarrje në Grantin e Performancës për vitin fiskal 2021. Marrëveshja trepalëshe është nënshkruar nga MPL dhe donatorët, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe komunat si subjekte përfituese të GPK-së, konform kritereve të përcaktuara në Rregullat e Grantit për Performancë Komunale. Nënshkrimi i marrëveshjes nga komuna është një nga kushtet minimale të përcaktuara në rregullat e Grantit për Performancë për vitin fiskal 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …