Komuna e Rahovecit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilën marrëveshje parashihet Ndërtimi i rrugës në Rahovec, nga rrethrrotullimi Rija deri në dalje të rrugës për Xërxë”. Ky projekt i radhës parasheh një investim prej 400,00.00 € dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Rahovecit.