Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, ka njoftuar se është takuar me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se ky takim është zhvilluar në kuadër të serive të diskutimeve rreth prioriteteve të përbashkëta Kosovë-Amerikë. “Mëngjesin e sotëm takova Albin Kurtin dhe ekipen e tij. Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …