35-vjetori i kryengritjes në Besi kundër forcave intervencioniste të Beogradit

Ahmet Qeriqi: Segmente nga vazhdimësia e veprimtarisë çlirimtare nga viti 1945 deri në vitin 1998 VII

Disa  nga flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës në mars,  prill, maj të vitit 1981

Aktgjykimi i grupit të dytë të të rriturve, i datës 2 gusht të vitit 1981. P. Nr. 110/81

        Gjykata e Qarkut në Prishtinë në Kolegjin e përbërë nga Mentor Çoku kryetar dhe anëtarët gjyqtarë të kësaj gjykate: Veroslava Dimiq, si dhe gjyqtarëve porotë: Azem Emini, Dojçin Maksimoviq, dhe Ilaz Aliu, me pjesëmarrjen e punëtorës së kësaj Gjykate, Melihate Zeqiri, në çështjen penale kundër: Zymer Krasniqit nga fshati Besi, Bajram Sylës nga fshati Rimanishtë, Qerim Arfit nga fshati Rimanishë, Nagip Bllacës nga fshati Besi, Naim Statovcit nga fshati Prugovc, Enver Koliqit nga fshati Lupç i Poshtëm Nexhmedin Pireva nga fshati Vranidoll, Shaban Dragusha nga fshati Prugovc, Ramadan Rexha nga fshati Rimanishtë, Sadri Berisha nga fshati Prugovc, të gjithë sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut të Prishtinës, PP.nr. 84/81 të datës 15 korrik 1981, të cilën e përfaqësoi Mustafa Shala, Gjykata shpalli fajtor dhe dënoi:

Zymer Krasniqi nga fshati Breznicë u dënua 13 vjet burg,

Bajram Syla nga Rimanishta, 12 vjet burg,

Qerim Arifi u dënua 8 vjet burg,

Nagip Bllaca, u dënua 12 vjet burg,

Naim Statocvi u dënua 10 vjet burg,

Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, 10 vjet burg,

Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci u dënua 7 vjet burg,

Ramadan Rexha nga Rimanishta u dënua 7 vjet burg,

Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm u dënua 8 vjet burg,

Nexhmedin Pireva dhe Sadri Berisha u dënuan me kusht.

        Sipas aktgjykimit, këta protestues u shpallën fajtor, sepse “ më 2 prill 1981 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Besi, para shkollës fillore, kanë kryer vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore, minimin e rregullit shoqëror dhe ekomomik, të përcaktuar me kushtetutë, minimin e bazës ekonomike të vendit, thyerjen e bashkim vëllazërimit dhe barazisë së kombeve e të kombësive, si dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të shtetit. Kështu që më 2 prill pre orës 11.00 deri në orën 16.00 kanë marrë pjesë aktive në grupin armiqësor të udhëhequr nga Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla. Ky grup ka gjuajtur automobilat me gurë dhe ka brohoritur parullat me përmbajtje armiqësore:

“Kosova Republikë”

“Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”,

“Duam Kushte”,

“Unitet”,

“Na i lironi shokët”.

        Të akuzuarit Zymer Krasniqi dhe Bajram Syla me stupca në dorë e me disa të mitur kanë ndaluar automjetin bartës të tipit “RABA” me targë PE-148-07, me të cilin e kanë nxënë rrugën horizontalisht. Më vonë ka ardhur kolona e automobilave të policisë nga Beogradi. Ndërkohë këta i kanë dhënë zjarrin kamionit ku ishin të ngarkuar 20 shatora dhe shumë pajisje të tjera. Ndërkohë nga automjeti “TAM” M-900-251, kanë marrë armë automatike dhe municion. Pastaj në aktakuzë përshkruhet veç e veç veprimi i secilit të akuzuar, mënyra si janë marrë armët, sasia dhe tipi i armës, shanzherët, plumbat etj. Të gjitha amët e rrëmbyera nga demonstruesit kanë qenë pushkë automatike të kalibrit 7.62. Po kështu, në këtë aktakuzë janë përshkruar edhe rrethanat e tjera, që kishin të bënin me veprimet konkrete që kanë ndërmarrë demonstruesit, të cilët gjatë asaj dite kishin mbyllur njërën prej arterieve kryesore nga ku vinin në Kosovë policët serbë, të ngarkuar me municion dhe pajisje të tjera me qëllim për ta shtypur kryengritjen shqiptare të asaj kohe.

Dëshmitarë të përfaqësuar gjatë gjykimit kanë qenë policët nga Beogradi: Vidoje Simiq,

Dragomir Jelisavqiq,

Branislav Dimiq,

Lubomir Nejiq,

Radule Skokoviq, si dhe vozitësi i kamionit,

Gojko Stanishiq nga Vitomirica e Pejës.

        Me pushkët e rrëmbyera në ditët e prillit të vitit 1981, Sami Leci, Nexhmi Llumnica (tani dëshmor) dhe disa të tjerë 17 vjet më vonë do të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të luftojnë ballë për ballë kundër forcave pushtuese serbe. Në radhët e UÇK-së që në ditët e para ishin angazhuar edhe Ibush Kelmendi, në Zonën Operative të Llapit, Zijadin Hoxha ishte i organizuar edhe në ilegalen e kohës, e më vënë edhe në radhët e UÇK-së.

        Ndërkohë, pas ushtrimit të ankesave të avokatëve lidhur me shkallën e lartë të dënimit, Gjykata Supreme e Kosovës, në përbërje: kryetari i Gjykatës, Riza Fazliu, dhe gjyqtarëve: mr. Halil Kelmendi, Branislav Kijaqiq, Qazim Tolaj e Durmish Koçinaj, me vendimin Ap-nr.453/81, të datës me 4 janar 1982, iu uli dënimin disa të dënuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …