SEEK – “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë” investojnë në 3 objekte të banimit kolektiv në Viti

Projekti SEEK- “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, do të investoj në tri objekte banimi kolektiv në komunën e Vitisë. Kjo u bë e ditur sot në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes mes përfaqësuesve të SEEK-ut dhe zyrës së projekteve të komunës së Vitisë, që do të bëhet përmes projektit BB/MEA “Krijimi i Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”, që është vazhdim i pilot -projektit të zbatuar në 2020. Ky projekt ka pasur për qëllim të nxit formimin e shoqatave të pronarëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi, për të mbështetur rritjen e nivelit të mirëmbajtjes së tyre, si dhe rinovimin e këtyre ndërtesave me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë (EE). Me këtë rast, në komunën e Vitisë është arritur të analizohet gjendja faktike në 3 ndërtesa, të kryhet auditimi i energjisë, si dhe të bëhet hartimi i projekteve inxhinierike të detajuara të masave të EE dhe planet e financimit për secilën ndërtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …