Ramush Haradinaj: Kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK do të jetë, Daut Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK do të jetë, Daut Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka shpallur Daut Haradinajn, kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjehdjet që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Lajmin e ka dhënë lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj. “Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin. Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, ka shkruar ai. Ramush Haradinaj ka thënë se me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …