Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, njofton se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë. Në komunikatë thuhet se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Blerim Syla dhe Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani dje kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës. Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon kryeministrin Rama ,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani për angazhimin e pashoq. FSSHK thotë se në Kukës është duke u pregatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës.
