Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka bërë publike thirrjen për protestën gjithëpopullore që do të mbahet me 14 maj në Prishtinë. Kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, në një shkrim të afishuar në Facebook ka renditur disa nga arsyet, që sipas tij, qytetarët duhet të protestojnë me 14 maj. “Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës! Ka njëmijë arsye pse ju duhet të protestoni me 14 Maj, por unë i kam renditur vetëm tri më të fortat; Mospajtim me marrëveshjet e rrezikshme për vendin; Mospajtim me kapjen e shtetit dhe Mospajtim me gjendjen e rende socio-ekonomike”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …