leoni

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të dëmtojë bizneset dhe prodhuesit vendorë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të dëmtojë bizneset dhe prodhuesit vendorë. Ai në një konferencë për medie të shtunën, ka thënë 1000 kompani do të preken drejtpërdrejt nëse ndodh që të rritet çmimi i energjisë elektrike. Rukiqi ka thënë se kanë kërkuar nga deputetët që t’i rekomandojnë ZRRE-së që kalimin në tregun e rregulluar të energjisë të shtyhet për një vit pasi nuk është i favorshëm për këtë kohë. Ai po ashtu ka thënë se Ligji për rimëkëmbje s’po zbatohet. Rukiqi po ashtu ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve të dënuara.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …