“Gratë në të zeza” në Serbi kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot në Beograd kundër racizmit ndaj shqiptarëve. “Me rastin e albanofobisë në rritje në Serbi, “Gratë në të zeza” po organizojnë një aksion anti-racist më 21 Mars – Ditën Ndërkombëtare kundër Racizmit, në rrugën Knez Mihailova, nga ora 13:00 deri në 13:30. Ne dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po prezantojnë termin racist dhe diskriminues ‘Shiptar’ në komunikimin zyrtar. Kjo legalizon gjuhën e urrejtjes shoviniste dhe raciste dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi” , thuhet në mes tjerash në komunikatën e organizatës “Gratë në të zeza”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …