Kuvendi i Kosovës

Kosova me 120 deputetë ilegjitim për të pestën herë me radhë për shkak të pjesëmarrjes nën 50% në zgjedhje 

Për të pestën herë me radhë shumica e qytetarëve2021-03-20 të Kosovës me të drejtë vote nuk morën pjesë në zgjedhjet parlamentare, e për pasojë për të pestën herë Kosova ka përsëri 120 deputetë jo-legjitim në parlament. 

Edhe kësaj here pakica e qytetarëve të Kosovës morën pjesë në votime, përkatësisht vetëm 48.78 %. (shih : https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/1.Statistikat-e-pergjithshme-1.pdf )

Pra, 51.22 % qëndruan në shtëpi dhe nuk ia dhanë votën asnjërës nga partitë politike në Kosovë. 

Nëse i mbesim besnik fjalës DEMOKRACI (DEMOS : populli, CRATOS-Sundim/pushtet) atëherë për herë të pestë me radhë në Kosovë nuk ka sundim/pushtet nga shumica por nga pakica, e pra nuk ka përfaqësues legjitim në parlament, por përfaqësues të pakicës që dërgohen në ulëse në parlament për hir të shpëtimit të vendit nga anarkia dhe mungesa e institucioneve. 

Nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë të drejtë vote, pra nga 1.851.927, shumica, përkatësisht 948.557 nuk morën pjesë, pra nuk votuan për asnjërën nga partitë politike. 

Demokracia mund të fillojë të marrë kuptim të njëmend dhe të shëndoshë kur në zgjedhje dalin shumica me të drejtë vote, pra mbi 50%. 

Por Demokracia nuk kufizohet vetëm në përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Shumëçka për fatin e saj varet se çfarë bëhet pastaj me votën e votuesve dhe cilat vendime merren pa u konsultuar me qytetarët. 

Zvicra është modeli më i mirë në botë ku Demokracia ka domethënie më të shëndoshë sesa në vendet e tjera të botës. Atje qytetarët kanë të drejtë në referendume të shpeshta për të pasur të drejtën e vendimit në bërjen apo zhbërjen e ligjeve. Në Kosovë ende nuk ka ligj për referendume. 

 Prandaj, në rrethanat aktuale në Kosovë, me shifrat e pjesëmarrjes në pesë zgjedhjet e fundit nacionale parlamentaren askush në Kosovë, nga asnjëra parti politike, nuk ka të drejtë të krenohet se janë të zgjedhur legjitim. Nuk janë. Legjitimiteti i vërtetë qëndron tek 51.22 % e qytetarëve me të drejtë vote që nuk morën pjesë në zgjedhje. 

 E njëjta vlen edhe për shifrat e daljes dhe mos daljes nëpër shumë komuna në zgjedhjet komunale, shihni të dhënat në KQZ për vitin 2017: https://www.kqz-ks.org/zgjedhjet-per-kuvende-komunale/zgjedhjet-per-kuvende-komunale-2017/

Reshat Sahitaj – Prishtinë dhe Ekrem Krasniqi – Bruksel

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …