Angela Merkel mesazhin e fundjavës ia kushtoi Konferencës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Merkel kërkon vazhdimin e masave anti-kovid kundër pandemisë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po kërkon vazhdimin e masave anti-kovid kundër pandemisë. Ajo ka thënë se me zgjatjen e këtyre masave do të parandalohej përhapja e madhe e pandemisë deri në muajin prill. Ajo i bërë këto deklarata në kohën kur Gjermania po përballet me një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus.  Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI) alarmoai se gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100.000 banorë për të gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9. Tejkalimi i shifrës 100 shpesh do të thotë se rregullat kundër pandemisë duhet të fuqizohen. Sot u raportuan 13 mijë e 733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10 mijë e 790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja të lidhura me sëmundjen COVID-19, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima. Këto shifra kanë bërë që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel të kërkoj vazhdimin e masave anti-kovid kundër pandemisë edhe për një kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …