“Frutex” dhe “Golden Eagle” do të ndërtojnë fabrikë për punësimin e personave me nevoja të veçanta

Kompania “Frutex” dhe Fondacioni Humanitar “Golden Eagle”, janë zotuar se do të ndërtojnë fabrikë për punësimin e personave me nevoja të veçanta. Drejtues të këtyre kompanive kanë thënë se kanë hapur zyrtarisht kampanjën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e fabrikës për persona me nevoja të veçanta, ku do të punësohen 50 punëtorë. “Fondacioni Golden Eagle do të fillojë fabrikën ku do të udhëhiqet nga personat me Sindrom Down. Financimin do ta bëjë Frutex i cili projekt do të kushtojë 10 milionë euro në afërsi të Prishtinës. Numri i të punësuarve do të jetë 50 punëtorë. Frutex do të mundësoj edhe përmes partnerëve në Kosovë dhe ndërkombëtarë që këto produkte të jenë në treg, ka paralajmëruar Shaqir Palushi nga kompania “Frutex”.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …