Ministria e Infrastrukturës njofton se rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës por thërret për kujdes të shtuar

Ministria e Infrastrukturës njofton se rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës

Edhe pse qytetarët po tregojnë se gjithandej rrugët e Kosovës janë të bllokuara, Ministria e Infrastrukturës për të dytën herë ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës. Përmes një njoftimi, kjo ministri bënë të ditur se rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave. Megjithatë, apelohet për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …