Ndahet nga jeta Hasan Hasani, komandanti i UÇK-së në Shtabin Lokal të Smolicës

Ndahet nga jeta Hasan Hasani, komandanti i UÇK-së në Shtabin Lokal të Smolicës

Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hasani. Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se, Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hasan Hasani nga Smolica. Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë. Ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …