leoni

Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Ushtari i UÇK-së nga Shqipëria 

Sot nga interneti si edhe nga shumë miq e shok të FB lexova për një ushtar të UÇK-së nga Shkodra i cili kishte ardhur vullnetar për t’iu bashkangjitur luftës për çlirimin e Kosovës e UÇK-së. X. Y ushtari nga Shqipëria e Shkodra heroike edhe pse qenka invalid i luftës dhe baba i 6 fëmijë nuk gëzon asnjë ndihmë apo “privilegje” nga shteti i Kosovës po as nga shteti i Shqipërisë. Andaj, duke e ndier obligim qytetar dëshiroj ti përshëndes e përgëzoj gjithë ata që në një formë apo mënyrë tjetër angazhohen me dijen e shkrimet e tyre të ndikojnë për njoftimin e opinionit rreth ushtarit e për ushtarët edhe atyre nga Shqipëria. Këtu pajtohem me ju miq e qytetar të nderuar në të gjitha pikat e çështjet. Megjithatë, duhet të them e ti dimë  vështirësitë që paraqiten në organizimin e pushteteve dhe me ato që ballafaqohen që i përjetojnë pushtetet në transformim e sipër e nuk do të thotë që i amniston qytetarët që mos veprojnë e mos të organizohen nëpër shoqata profesionale apo humanitare për ndihmë të gjitha atyre familjeve që kanë pësuar nga lufta fashiste serbe e Millosheviqit. Duke mos dashur ti arsyetoj qeveritë e qeveritarët, nuk do të thotë që as qytetarët mos ti ndihmojmë ushtarët që e sollën Lirinë e veçanërisht diasporën shqiptare që ia bënë të mundshme familjeve e atyre me ardhur me e vizituar Kosovën e atdheun e tyre të lindjes.

Është shumë e domosdoshme të përshëndeten ata që e ngritin zërin për ta njoftuar opinionin për gjendjen e ushtarëve që janë e që kanë mbetur në mëshirën e kohës. Mirëpo zërin duhet ngritur edhe për familjet, ushtarët, invalidët e veteranët e luftës që i marrin 170 Eu ndihma si pensione që realisht nuk janë pensione po ndihmë sociale që as për së afërmi nuk mjaftojnë për jetesë pakëz normale kur dihet që këto familje ballafaqohen me invalidë, të vrarë, jetimë, e të sëmurë e që nuk ia mbulojnë as barnat e nevojshme për ndaljen e dhembjeve që i ndiejnë çdo ditë organizmi i tyre i dëmtuar nga plumbat e armikut të ushtrisë shekullor   serbe.

Ne qytetarët e Kosovës si edhe ata të diasporës në vend që të organizohemi për me i ndihmuar e me u solidarizuar me ata që e sollën Lirinë këtij vendi e populli e veçanërisht ata të diasporës që bënë shpenzime të panevojshme me qindra e mijëra euro për ti mbështetur e përkrahur liderët e partitë politike pa pasur asnjë nevojë. E them këtë për shkakun e faktin që dihet se zgjedhjet mund të mbahen edhe pa asnjë mbështetje të qytetarëve në Kosovë po edhe atyre . I quaj të panevojshme për faktin që e dijë se partitë politike nuk e kanë as fuqinë politike, as fuqinë ushtarake po as mundësinë juridike kur dihet që Kosova është nën qeverisjen ndërkombëtare, pakon e Ahtisarit, rezolutën 1244, Natos e Eulexit

Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se nuk duhet të mundohen  ta gjejnë të keqen në mesin e vet siç janë duke vepruar pa reshtur e pa ndërprerë qysh nga pas lufta e deri më sot. Askush nuk e dinë se si do të zhvillohen apo edhe nëse do të zhvillohen fare këto dëshira e çfarë do të jetë balanca parlamentare e shtetërore që do të rezultoi apo jo, nëse do të jetë e mundur të funksionojë shteti edhe pas rezultateve edhe pas këtyre zgjedhjeve. Askush nuk e dinë se sa akte të tjera do të ketë drama shqiptare që inskenohet sot nga partitë politike, liderët partiak e politikat ndërkombëtare e SHBA e BE-së. Ne nuk duhet dhënë  shumë haptas kosës , pasi askush nuk e di nëse fituesit e zgjedhjeve të fundit do ti dhënë apo jo një zgjidhje krizës, dramës e tragjedisë së Kosovës.

Kritikat që janë bërë e bëhen në adresë të shqiptarëve e pushtetarëve të sotëm si edhe ato që janë bërë në të shkuarën, jashtë vendit nga shumë forume ndërkombëtare dhe nga shumë qeveri kanë të bëjnë me mangësi serioze në procesin demokratik për jo vetëm sa u përket korrupsioneve për të cilat qeveria e ardhshme mund të tregohet e gatshme të bëjnë edhe  njëfarë autokritike dhe të kërkojnë ndjesë për dëmet e shkaktuara nga protestat, sharjet, fyerjet e akuzimet ndaj qeverive të shkuara. Gjithashtu ata edhe mund të shtiren se pendohen edhe për sulmet e mosbashkëpunimin me administratën e vendit po edh asaj të Amerikës e administratës së Trampit që i kërkoi Natanjahit ta pranojnë shtetin e Kosovës.

 

Kritikat kanë të bëjnë me çështjet shumë më serioze, me çështjet rrënjësore, me çështjet që prekin thelbin e demokracisë dhe në shkallën më të madhe kanë të bëjnë me autokratizmin presidencial, me paaftësinë e Vjosës të veprojë si president i të gjithë shqiptarëve. Ky mendim nuk mund edhe të mos vlej e të përjashtohet edhe kryeministria e ardhshme e Kosovës. Të gjitha këto probleme e çështje të funksionalizimit të administratës shtetërore të Kosovës kanë të bëjnë me  mungesën e pavarësisë së shtetit të Kosovës e të organeve të drejtësisë dhe të statusit të papërfunduar të Kosovës që vazhdon të jetë nën protektoratin e OKB-së. Këto nuk janë çështje që mund të zgjidhen me dëshirë apo me një fshirjeje të gomës sipas bajraktares Vjosa Osmait e Albin kurtit që po kujtojnë se munden ta hedhin lumin vetëm duke i lagur pakëz çizmet! Këto janë çështje kardinale që tregojnë një qëndrim jo mjaft kritik të bazuar dhe mjaft injorant ndaj parimeve demokratike më elementare. E në fund të gjithë duhet ta dimë që parimet janë PARIME dhe nuk janë perime që populli mund ti përtypë, kashtën në vend të sanës qytetar të nderuar.   Më 21. Mars 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …