Në 23 vjetorin e fillimit të luftës së lavdishme të UÇK-së në Dukagjin dhe në 22 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë “Epopenë e Dukagjinit” sipas kësaj agjende:
23.03.2021
-
Ora 09:00 fillimi i punimeve në rrugën e Qendrës (segmenti i tretë).
-
Ora 10: 00 Mbledhje Solemne e Asamblesë Komunale kushtuar 24 Marsit 1998 dhe 1999.
-
Ora 11:00 Vizitë në familjet e dëshmorëve të rënë në betejën e 24 Marsit.
-
Ora 12:00 Aktivitet sportiv Krosi “Rruga e Lirisë”.
-
Ora 14:00 Ekspozitë “Shkëndi shprese në Marsin e përgjakur” me fotografi nga fotografët Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala – Ekspozita mbahet në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan dhe do të jetë e hapur deri më 24.03.2021 ora 18:00.
24.03.2021
-
Ora 12:00 Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.
-
Ora 12:30 Të pranishmëve në homazhe iu drejtohet me një fjalë rasti Komandanti i zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj
-
Ora 13:00 Koktej rasti në nderim të 24 Marsit në kullën e Hilimi Haradinaj.