Avdullah Hoti: Moratoriumi nuk vlente për njohje të reja ndërkombëtare në Marrëveshjen e Washingtonit

Avdullah Hoti nuk do të veprojë me Albin Kurtin sikurse bëri ai me rastin e dorëzimit të detyrës së kryeministrit

Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk do të veprojë me Albin Kurtin sikurse që ai bëri me të sa i përket dorëzimit të detyrës së kryeministrit. Hoti është shprehur se me rastin e dorëzimit të detyrës, Kurtit do t’ia dorëzojë edhe informacionet lidhur me proceset që ka drejtuar ai duke qenë në krye të ekzekutivit. “Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti gjatë një konference për media.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …