Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Betejës së Zhegovcit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, Betejën e Zhegocit e ka radhitur në mesin e betejave më të lavdishme të UÇK-së. “Zhegoci dhe kjo malësi, kanë qenë qendër e luftës së UÇK-së në këtë rajon. Ishte ura lidhëse mes sonës së Karadakut, Nerodimes dhe Llapit. Këtu në këtë hapësirë është dëshmuar hapur dhe qartë se si luftohet me krenari dhe guxim deri në flijim. Është vendi nga i cili janë hedhur themelet e fuqishme dhe të palëkundura të lirisë së Kosovës”, ka thënë nënkryetari Kadriu. Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë me këtë rast se familjet e dëshmorëve ndihen krenare për sakrificën e djemve dhe vajzave të tyre që ranë për të mirën e përgjithshme dhe me gjakun e tyre u bënë garantuesit e themeleve të shtetit dhe lirisë së Kosovës”. Manifetsimi është hapur me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Pastaj është bërë zbulimin e pllakës së Shtabit të UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut në fshatin Tërboc. Manifestimin qendror është mbajtur në qendër të fshatit Zhegoc, aty ku 17-vjet më parë ranë dëshmorët: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani dhe 18 pjesëtarë të popullatës civile. Në ofensivën e Zhegovcit barbarët serbë kanë vrarë e kanë masakruar dhe 49 shqiptarë në fshatin Sllovi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …