Në zgjedhjet e 14 shkurtit u dëmtuan rëndë disa parti të minoriteteve nga e ashtuquajtura, “Romani Inicijativa”, e cila kishte marrëveshje paraprake me Listën Serbe, për ta votuar këtë Iniciativë, që pastaj do t i bashkohej asaj. Ka ndodhur edhe një precedent kur dy vëllezër kanë votuar për dy parti, njëri është deklaruar ashkali e tjetri rom. Dihet se “Romani Inicijativa” ishte produkt i “Listës Serbe”. Njëri nga vëllezërit ishte ne listën e kandidatëve të Subjektit Politik “Partia e Ashkalinjve për Intergim” nuk arriti të bëhet deputet dhe ajo çka është më qesharake dhe krejtësisht e papranueshme është fakti se njëri nga dy vëllezërit deklarohet rom dhe voton për Romani Iniciativa, ndërsa tjetri voton për subjektin “Partia e Ashkalinjve për Intergim.
Manipulimet që i ka bërë Lista Serbe, dëmtuan partitë egjiptiane dhe atë të ashkalijve, duke ndërhyrë paligjshëm me një parti surrogate sikur është “Romani Iniciativa”.