Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, avokati i njohur, Ben Emerson ka dërguar në Gjykatën Speciale një mocion, ku kundërshton aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së. Në këtë mocion, avokati, Emmerson përmend rastin e gjykimit të Ramush Haradinajt për të argumentuar se Zyra e Prokurorit ka bërë gabime në përshkrimin e ngjarjeve gjatë kohës për të cilën akuzohet Veseli, ndërsa i ka kërkuar gjykatësit ta urdhërojë Prokurorinë që t’i heq nga aktakuza krimet e pretenduara para mesit të vitit 1998 dhe pas qershorit 1999. Sipas avokatit, një dhomë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi kishte pranuar se kishte pak prova specifike për përplasjet midis UÇK-së dhe forcave serbe midis 25 marsit dhe 21 prillit 1998. Ndryshe nga rasti i mëparshëm Limaj, Dhoma vendosi që rifillimi i përplasjeve më 22 prill 1998 përfundimisht shkaktoi zbatimin e ligjit të konfliktit të armatosur në të gjithë territorin e Kosovës. Gjetja e Dhomës Gjyqësore në procedurat e para në rastin Haradinaj nuk pasqyrojnë një interpretim të saktë të një rasti, sepse dhuna e armatosur sporadike nuk zgjati nga një ditë në tjetrën (nga 21 deri më 22 prill 1999) thjesht sepse rifilluan përplasjet midis UÇK-së dhe forcave serbe atë ditë dhe as UÇK-ja papritmas nuk u bë e organizuar brenda natës”, thuhet mes tjerash në mocionin e avokatit Emerson.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …