leoni

Është mbajt seanca solemne për nder të 24 Marsit “Epopesë së Dukagjinit”

Është mbajt seancë solemne e Kuvendit Komunal të Deçanit  për nderë të 24 Marsit “Epopesë së Dukagjinit” që konsiston me 23 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 22 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe. Të pranishëm në këtë seancë solemne ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, asamblist te të gjitha subjekteve politike, ekzekutivi komunal, zyrtar komunal, polici e Kosovës, veteran e invalid të luftës se UÇK-së dhe qytetar. Këtë seancë solemne e nisi kryesuesi i asamblesë komunale dr.Haki Shehaj ku ndër të tjera tha se: ’’Duke e nisur fjalimin e tij me një minutë nderim për të gjithë dëshmoret e rënë në luftën për liri në veçanti për tre dëshmoret e datës 24 mars 1998 Agron Mehmetaj , Himë Haradinaj dhe Gazemnd Mehemtaj, ai ndër të tjera tha se, në vazhdën e përpjekjeve për liri dhe Pavarësi populli ynë ka një histori të lavdishme me luftërat mbrojtëse dhe çlirimtare ndër shekuj. Lufta e UÇK-së është emblema e përpjekjeve kurorëzimi i mundit dhe i sakrificës së gjakut të shumë e shumë brezave për Liri dhe Pavarësi. Pushkët e Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit e djemve tjerë të cilit ishin celulat e para të UÇK-së, paralajmëronin se Kosova po ndërron rrjedhën e historisë. Shehaj tha se kur shumë pak dritë shihej diku ne horizont kur Serbia proklamonte se kishte shuar rezistencën e armatosur te popullit shqiptar me 24 mars 1998 shpërthen zjarri në Gllogjan në familjen Haradinaj zjarr i cili then mitin për serbin e pa mposhtur nën udhëheqjen e Komandantit Legjendar, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, Dautit, Shkelzenti, Frasherit e gjithë familjes si dhe në përkrahjen e bashkëluftëtarëve Gazmend e Agron Mehmetja dhe Himë Haradinaj pas luftimeve te ashpra prej një makinerie te tër serbe, UÇK-ja arrin ti mposht forcat serbe duke ju shkaktuar humbje te mëdha ne njerëz dhe armatim. Agron dhe Gazmend Mehmetaj dhe Him Haradinaj me te dergjur se nxënësit e SHFMU,,Hasan Prishtina’’ ne Gllogjan po përdoreshin si mur i gjallë nga forcat serbe nisen drejt tyre por para syve te nxënësve dhe arsimtarëve Bekim dhe Lumnije Avdijaj, qëllohen nga snajperi serb nga helikopteri duke rënë në betejën e parë frontale në Dukagjin për ti bë roje këtij vendi përgjithmonë tha ndër të tjera Shehaj ’’.

Ndërsa kryetari Ramosaj tha se: simbolika e mbajtjes së kësaj mbledhje është guximi dhe madhështia e ditës e te rënëve për Liri. Ai ndër të tjera kujton 13 janarin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahit dhe Edmond Hoxhes. Duke cituar se është diçka mbi-njerëzorë, është më tepër se madhështore me pas guximin dhe qëndrueshmërinë për të luftuar për këtë liri. Caqet kanë qen të përcaktuar nga një pushtet shovinistë, gjenocidal si ka qenë Serbia. Në këtë organizim familja Jashari dhe Epopeja e Drenicës e mori goditjen më të tmerrshme pas Likoshanit dhe Qirezit. Dhe pas kësaj ndodh edhe 24 Marsi që në simboliken e vet, është një përpjekje ku popullit i ngjall guximin dhe shpresën. Organizim i një individi që këtë rast është Ramush Haradinaj, kryeprotagonist i kësaj ngjarje. Ku Serbia kthehet si humbëse. Ky qytet ka shumë dhimbje, djegie, masakrime dhe shumë dhunime, tha ndër të tjera kryetari Ramosaj. Po ashtu 24 marsi i vitit 1999 na kujtojnë përkrahjen e SHBA-së që njerëzit kthehen dhe jetojnë te lirë. Dimensioni i tretë është rrugëtimi dhe shtetndërtimi por është e dhimbshme ku njerëzit e Kosovës ende po gjykohen. ,,Ende ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përndiqen dhe janë në Hagë, njerëzit tanë që dekada-dekada më parë kanë nisur rrugëtimin me familjen e vet. Nasim Haradinaj, është një emblemë e këtij qyteti duke cituar se në këtë Hagën e famshme e kemi edhe ish presidentin dhe gjithë shtabin e përgjithshëm të UÇK-së. Unë besoi se ende kemi punën për të bërë. Në përmbyllje të këtij fjalimi Ramosaj tha se 22 vite më parë u vunë themelet e shtetit të ri të Kosovës, pas rënies së tre dëshmorëve Him Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

Nderim e lavdi sot e për mot! Ka thë në fjalimin e tij kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …