leoni

Mbahet mbledhja e dytë e KKSB-së në komunën e Rahovecit, situata e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Rahovecit, situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës u tha se është e qetë dhe stabile. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka informuar anëtarët e KKSB-së rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19, duke thënë se numri i përgjithshëm i të infektuarve është 924, ku 226 janë aktiv kurse të shëruar janë 628, ndërsa kanë vdekur 64 qytetarë. Ju njoftoj se jemi në zonën me rrezik të ulët-zona e gjelbër dhe se jemi duke bërë dezinfektime në baza ditore të objekteve publike. Ndërsa për gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit kryetari Latifi tha se nga informacionet që marrim çdo ditë në kohë reale nga përgjegjësit e sigurisë, situata e sigurisë në tërë territorin e komunës është e qetë dhe stabile. Komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec,  Fazli Morina, ka raportuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë duke thënë se ajo është e qetë dhe se për muajin raportues janë shqiptuar 608 gjoba për mos respektimin e masave kundër Covid-19, 13 raste të vjedhjeve, si dhe 6 raste të dhunës familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …