Shënohet dita e shkollës “Astrit Bytyqi”

Të premten është shënuar ditëlindja e dëshmorit “Astrit Bytyqi” njëherësh edhe dita e shkollës  që mban emrin e këtij dëshmori.

Për të marr pjesë në këtë aktivitete ishte edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Svarqa në këtë ceremoni theksoi se emri i Astrit Bytyçit na kujton flijimet e panumërta që janë bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ky emër na kujton krijuesin e ri letrar, i cili kishte shprehje të artikuluar poetike dhe synonte të ngritej në intelektual e krijues me vlera elitiste. Na kujton të riun e dhënë pas sportit e kulturës, që barte me vete gjithë peshën e rëndë të kohës kur e jetoi jetën e tij të shkurtër. Prandaj, ju nxënës, arsimtarë, prindër e qytetarët, ashtu si edhe ne të gjithë, duhet të mburremi në vazhdimësi me emrin e Astrit Bytyçit, me veprën e tij, e mbi të gjitha me flijimin e tij”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës “Astrit Bytyqi” Shaqir Govori, ndërkaq në emër të familjes ka folur Gafurr Bytyqi, babai i dëshmorit si dhe kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj.

Një historik të shkurtër për jetën dhe veprën e dëshmorit e lexoi  Lulzim Hoxha.

Më këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …