Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl

Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, aktivitetin e tij e filloi me pritjen në vizitë të ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Grondahl për vizitën e tij  duke shprehur falënderimin për Mbretërinë e Norvegjisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ministri Mehaj shprehu besimin e plotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Norvegjisë do të intensifikohen edhe më tej në funksion të arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së, për të mundësuar kështu ofrimin e kontributit të Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, në operacione paqeruajtëse krahas vendeve partnere në mesin e të cilave me rol shumë të rëndësishëm është edhe Mbretëria e Norvegjisë. Nga ana e tij, ambasadori Grondahl e falënderoi ministrin Mehaj për pritjen dhe i uroi detyrën e re, si dhe premtoi se Norvegjia, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushin me sukses të plotë synimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …