Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është i akuzuar për korrupsion me shumë zyrtarë të tjerë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për korrupsion. Kjo aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” e ngarkon Aliun me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Sipas kësaj aktakuze të ngritur nga prokuroria rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që të i’u shkaktohet dëm të dëmtuarve, të pandehurit e lartcekur e kanë refuzuar si të pabazë kërkesën për lejimin e kushteve ndërtimore të të dëmtuarve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar Xërrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Llekiç nga Prishtina për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale të banimit, në kuadër të bllokut Urban ‘‘I-1’’ dhe ‘‘I-2’’ të tërësisë hapësinore ‘‘I’’ të planit rregullues Prishtina e Re Zona Perëndim për parcelat kadastrale me nr.413-3, 413-5, 413-6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413-19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413-26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, raporton “Betimi për Drejtësi”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …