Bashkim Ramosaj: Përtej nderimit me përulje për dëshmorët sot kujtojmë të pa nënshtruarin dhe luftëtarin e paepur, Nasim Haradinaj

Bashkim Ramosaj: Përtej nderimit për dëshmorët sot e kujtojmë të pa nënshtruarin dhe luftëtarin, Nasim Haradinaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj me rastin e 24 marsit që shënon 23 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit e ka kujtuar, ish të burgosurin politik, luftëtarin e lirisë, tash të burgosurin nga Gjykata Speciale, gjeneral Nasim Hadadinaj. Ai ka shkruar se Nasimi përveç luftëtar i paepur është organizatori i parë i veprimtarive atdhetare.”Është mbinjerëzore, rrugëtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i pjesëtarëve të saj luftëtarë deri në sakrificën sublime përtej jetës! Në 23 vjetorin e betejës së Haradinajve, e ndodhur me 24 mars1998 betejë kjo që vulosi fatin për lirinë e popullit tonë. Përtej nderimit me përulje e respekt për dëshmorët e martirët e kombit, sot kam një dedikim për luftëtarin e paepur Nasim Haradinaj. Simbolin më tipik të organizimeve ilegale të kohës, përfaqësuesin e denjë të çështjes kombëtare. Luftëtarin që si ndali kurrë betejat për të mirën e atdheut. Gjenetike ndoshta! Nasimi i bacës Smajl të Haradinajve, e Haradinajt shembulli më unikat që brez pas brezi u lindën në luftëra e në luftë ranë. U lindën e u rritën nëpër burgje e kazamate por prapë nuk u nënshtruan! Nasimi vazhdon të jetë luftëtari që misionin për shtetin e qon deri në fund. Urime 24 marsi gjeneral Nasim Haradinaj. Lavdi e nderim përjetësisht”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …