Sot u mbajt seanca gjyqësore e radhës kundër ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish krerëve të UÇK- së. Mbrojtja e ish-kryetarit Hashim Thaçi, avokati, Dejvid Huper ka ritheksuar në seancën e sotme paragjyqësore se e kundërshton ngutjen e panevojshme të Prokurorisë që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më parë. Ai saktësoi se ka vështirësi në marrjen dhe trajtimin e materialeve, ndërsa kundërshtoi prokuroren, e cila paraprakisht u ankua se po punojnë në vështirësi jo të pakta. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, tha Hooper. Aktualisht jemi duke punuar me deklaratat paraprake të dëshmitarëve dhe do të punojmë edhe me provat”, tha me këtë rast, prokurorja. Avokati i Thaçit pati vërejtje edhe për sistemin elektronik për pranim-dorëzimin e materialeve ndërmjet palëve. “Ne po punojmë me një sistem që është i copëzuar dhe jo i dobishëm”, tha Hooper, duke propozuar që të akordohet një sistem i ri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …