URIM I PËRZEMËRT PËR BARTËSIT E KOMPETENCAVE, AUTORIZIMEVE, DETYRAVE…MANDATEVE TË DELEGUARA ME / NGA VOTA JONË E LIRË DEMOKRATIKE DHE E MBËSHTETUR NGA PARAJA JONË PUBLIKE (e qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i Buxhetit të Shtetit dhe të buxheteve komunale);
DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Të nderuara deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
I nderuar Kryetar / Kryeparlamentar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zt. Glauk Konjufca,
Urime, të Uruara votat, besimi, mandatet e fituara nga vota jonë e lirë demokratike për anëtarë / përfaqësues të vullnetit tonë të lirë e demokratik që do ta përfaqësoni në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
E gëzofshim bashk frytin e votës dhe të vullnetit tonë të lirë demokratik !
E dimë, poashtu bashk, se detyrë e jona është të bashkëpunojmë, të monitorjmë zbatimin e qëllimeve që dalin nga vota jonë e lirë demokratike dhe ekonomizimin e parasë sonë publike (të qytetarit konsumator taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Shtetit).
Jemi shumë të lumtur që Urimin Jua drejtojmë në MUAJIN BOTËROR TË TË DREJTAVE / TË MBROJTJES SË QYTETARIT KONSUMATOR.
Urimin e presim edhe nga Ju.
Në këtë kontekst, si gjithëmonë, presim kërkojmë / insistojmë në transparencë, llogaridhënie e ndarje përgjegjëisishë. Ashtu siç bashkëpunojmë dhe kemi krijuar gjysëmpartneriteti në menaxhimin e votës, në ndarjen / kolektimin e parasë sonë publike…presim e kërkojmë / insistojmë që të jemi sa më afër dhe bashkëpunim e partneritet të plotë rreth planifikimit e konsumimit / shpenzimit / kapitalizimit të parasë sonë publike nga Buxheti i Shtetit.
Nuk jemi të lumtur që paraja jonë, që me gjuhën ekonomike-finansiare-fiskale ndryshe quhet TVSH, taksë, tatim, akcizë…dhe kontribut, përfundon në xhepa të individëve / afaristëve të pandërgjegjëshëm. Poashtu, mendojmë se bizneseve joperformuese në aspektin fiskal nuk duhet dhënë shuma të mëdha parashë nga Buxheti për ndihmë e rimbursim në kuadrin e Projektit AntiCOVID.
Sipas nesh, potencialit socio-ekonomik të Shtetit, pra të qytetarit konsumator taksapagues, i mungojnë deri në 2/3-at. Dyshimin tonë dhe parallogaritjen aproksimative e dëshmon edhe deklarimi nga ATK-ja se disa biznese i kanë borxh Buxhetit të Shtetit rreth 3.5 MLRD EUR ?!
Nuk na gëzon fakti se kemi Buxhet KONSUMATOR. Do të donim që Kuvendi e Qeveria të nisin seriozisht që barrën e gjenerimit të Buxhetit, sado pak, t ia shkarkojnë qytetarit konsumator taksapagues nga xhepi, nga përgjegjësia, nga kurrizi…Nuk jemi të lumtur që “detyrohemi” që për të njëjtin produkt / shërbim, por në trajta e me emra të ndryshëm, të paguajmë taksa / tatime / akciza / TVSH…të njëta…disa herë njësoj. Nuk duam që Shteti të na ngarkojë edhe me “ujem” e me ndërhyrje tjera fiskale dhe, në anën tjetër, mos të kujdeset dhe mos ta njohë fare qytetarin konsumator taksapagues ?!
Nuk jemi të lumtur që konfliktet e interesit, abuzimet, korrupsioni, tenderomania, klientelizmi, politizimi…mbingarkesa me resurse humane politike (makina votuese), e Administratët dhe e ndërmarrjeve publike…bëhet në kurriz e xhep të qytetarit konsumator taksapagues – pa ia njohur as mbrojtur të drejtat, pa ia dhënë shërbimin e plotë në cilësi, në kohë¸në sasi, në vëllim, në afat…dhe pa të drejtë të matjes / vlerësimit të zbatimit të standardeve (cilësisë e performancës) ?!
Fjala është për paratë tona, për TVSH-në tonë e cila edhe nga Qeveria i është falur bizneseve abuzuese, anise me vendimin e Qeverisë ulja dhe heqja e TVSH-së të disa prodhimeve esenciale të konsumit i ishte dedikuar qytetarit konsumator. Abuzimi, edhe politik e institucional, me taksat publike është vepër e rëndë penale.
Mirëqenia sociale, standardi i Shtetit dhe i qytetarit konsumator sigurohet nëpërmes Buxhetit, me paranë tonë publike dhe me politika të duhura / të mençura të Kuvendit të Republikës së Kosovës e me zbatimin konsekuent të Qeverisë së Kosovës, të ministrive, të mbikqyrura nga mekanizmat / agjensionet…Mirëqenia sociale / standardi i qytetarit konsumator taksapagues duhet të jetë në raport të drejtë e proporcional me ate të Shtetit. Pra, analogjikisht merret / nënkuptohet se qytetari konsumator taksapagues i pasur reflekton / përfaqëson Shetin e pasur – dhe anasjelltas. Varfërimi i njërit ose tjetrit reflekton te tjetri.
Ndaj, qytetarit konsumator i takon edhe kujdes adekuat, edhe mbështetje…edhe njohje e të drejtës së matjes së cilësisë së prodhimeve e mallrave dhe të performancës së shërbimeve. Niveli i kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator taksapagues me veprimet / politikat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me performancën e Administratës e të ndërmarrjeve publike, me…varet edhe nga vet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Qytetari konsumator taksapagues paguan edhe nëpërmes Buxhetit, edhe me pagesa direkte…Ndaj, edhe në këtë aspekt, i takon e drejta (e mohuar) e matjes.
Pra, interesi dhe obligimi i deputetit nisë e buron nga vota (e qytetarit, edhe e qytetarit konsumator taksapagues, e sovranit, e shtetasit, e popullit…) dhe paraja publike e qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i Buxhetit. Pra, obligimet e lobive, intereset grupore / partiake / individuale…mund dhe duhet të jenë vetëm ato të qytetarit elektorat dhe të qytetarit konsumator taksapagues. Çdo loby ose rreshtim tjetër ose ndryshe nuk është interes i yni, është shkelje e të drejtave tona juridiko-ligjore-demokratike…
Prioretizimi i kauzës, i të drejtave e obligimeve, i intereseve e i dinjitetit të qytetarit konsumator para miqëve ndërkombëtarë duhet të jetë obligim i Kuvendit dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky prioretizim duhet të nis nga Kuvendi, pra nga komisionet parlamentare dhe duhet të shoqërohet me aktivitete konkrete e gjithëpërfshirëse që e drejta juridiko-ligjore-kushtetuese-
Prioretizimi duhet nis / vijojë edhe nga Qeveria ose ministritë relevante, në veçanti nga MTI-ja; Nga agjencionet / mekanizmat e / rregullatorët; Nga ZQM; Nga…Nuk duhet harruar as OSBE-në, as BE-në…askend.
Njohja e Republikës së Kosovës, liberalizimi i vizave, ka të bëj edhe me të drejtën e:
– Lëvizisjes së lirë, udhëtimit të qytetarit konsumator pasagjer;
– Shkollimit të qytetarit konsumator nxënës, student, doktorant, shkencëtar…;
– Shërimit të qytetarit konsumator – pacient(aktual e potencial);
– Qytetarit afarist për biznes e furnizim vetanak dhe të qytetarit e familjes konsumatore për përmbushjen e nevojave themelore socio-ekonomike-publike…;
–
/. Lëvizja e lirë jasht Republikës së Kosovës konsiston edhe në lëvizjen e lirë brenda kufijve / brenda territorit të Republikës së Kosovës;
/. Kauza e qytetarit konsumator, njësoj siç parashihet e sanksionohet me “acquis communautaire” dhe me Direktivat e BE-së është trajtuar si obligim, në shumë fusha, degë e sektore si dhe në shumë komitete e nënkomitete të MSA-së.
/. Kërkojmë ndërprerjen e marrjes së vendimeve vetëm sa për të marrë vendime, të cilat janë përgjjgje ndaj pasojave e jo ndaj kauzës, ndaj arsyes, thelbit, shkaktarit të problemit. Këto vendime, nëse gjejnë / kërkojnë zgjidhje nga Buxheti, atëherë të shikohet ngarkesa e Buxhetit dhe interesi i qytetarit konsumator taksapagues. Vendimet e vitit të kaluar për rimbursime nuk kanë pasur mbështetje ligjore as demokratike, nuk kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe i kanë dëmtuar intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues. Qytetari konsumator taksapagues, si gjenerues i Buxhetit, nuk u morr parasysh për ndihma e mbështetje – anise është gjenerues kryesor i
Buxhetit.
Kërkojmë nga Kuvendi Strategji / Ligj për parandalimin / menaxhimin e falimentimit të qytetarit konsumator: Përkundër rrezikimit me falimentim, në veçanti e qytetarit konsumator – pacient (aktual e potencial), e punëtorëve të mbetur pa punë / të falimentuar e të pamundësuar për të ushtruar rolin e konsumatorit dhe për të siguruar furnizime elementare për vete e familjen, si dhe obligimit mandator e ligjor, por edhe kërkesës sonë, Qeveria nuk e hartoi Strategjinë e parandalimit / menaxhimit të varfërimit / falimentimit të qytetarit konsumator – ndërsa për Ligj të veçantë as që mund të flitet. Kjo duhet të bëhet me urgjencë.
Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të organizojë / mbikqyrë e sanksionojë furnizimet e qytetarit konsumator taksapagues me nevoja / kërkesa themelore socio-ekonomike (konform Ligjit dhe Programit të mbrojtjes së Konsumatorit) – në veçanti në kushte e rrethana krizash. Interesimi / sanksionimi nuk don të thotë interferim / ndërhyrje në çështje biznesi, në ekonomi ose në treg. Kauza e qytetarit konsumator taksapaguyes, e drejta e obligimet dhe intereset e dinjiteti i tij gjithëmonë janë dhe duhet të jenë brengë e Kuvendit dhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse është nevoja dhe nëse diç nuk është në rregull atëherë është përgjegjësi, obligim ose nevojë e interesimit të Kuvendit e të Qeverisë – në veçanti në kohë tranzicioni.
…
KONSUMATORI & Selatin Kaçaniku