Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për çështjen e kryetarit. Ajo ka thënë se nuk mendon që ndonjë deputet i PDK-së do ta votojë Vjosa Osmanin. Në anën tjetër, Ardian Gjini nga AAK gjithashtu ka deklaruar se partia ku ai bën pjesë nuk do të votojë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës. Kujtojmë se Vjosa Osmani të mërkurën është takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por pas takimit nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për sigurimin e votave të nevojshme për Osmanin që të bëhet Presidente.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …