Tre zëvendës-kryeministrat dhe 15 ministrat e kryeministrit, Albin Kurti, kanë deklaruar pasuritë e tyre të tundshme e të patundshme, të cilat pavarësisht si janë deklaruar, çka është anashkaluar e çka është paraqitur, del se është një qeveri e zyrtarëve të pasur, jo të klasës së mesme sikur është pretenduar të paraqitet gjatë fushatave zgjedhore, por qeveri e milionerëve, ashtu sikur është aktualisht.
Ajo që vërehet në paraqitjen e pasurisë së qeveritarëve të rinj në AKK është dukuria e bartjes së pasurisë te bashkëshortja apo bashkëshorti. Ky fenomen i bartjes së pasurisë te bashkëshortja, kur bashkëshortët jetojnë në një familje me të drejta e obligime të përbashkëta, është deri diku i pashpjegueshëm, por në esencë nënkuptohet pretendimi për të fshehur publikisht pasurinë, kur ajo kërkohet të bëhet publike, për një qëllim të caktuar.
Po kështu kur kjo pasuri e bartur ta zëmë se është e ligjshme, nënkupton pasuri të tjera të bartura, të ligjshme apo të paligjshme te prindërit, bijtë e bijat, hallat e tezet, pasuri e cila nuk kërkohet të bëhet e ditur në AKK, as në opinionin publik.
Qeveria Kurti qysh në ditën e parë të qeverisjes është ballafaquar edhe me një skandal të një ministri, i cili nuk ka bërë të ditur publikisht se po ndiqej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, madje publikimin në medie të dosjes së tij e kishte komentuar si “befasi” sepse ai asnjëherë më parë nuk kishte dëgjuar se ishte i përfshirë në një aktakuzë në krye të një grupi keqpërdoruesish të pozitave zyrtare.
Edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, Albin Kurti kishte thënë se nuk do të lejonte në qeveri ministra me aktakuza, tani kur e ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës për herë të dytë, nuk po flet publikisht lidhur me shkarkimi i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai kishte ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Kryeministri Albin Kurti, gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga ministri Aliu dhe ministrat e tjerë, por ka refuzuar të flasë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje. “Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, tha ai para gazetarëve, pas homazheve që bëri në Gllogjan të Deçanit. Leotrim Gashi, hulumtues në IKD, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mandatin e kaluar si kryeministër, për 100 ditë Albin Kurti e kishte shkarkuar këshilltarin e tij, politikanin serb të Kosovës, Nenad Rashiq, ndaj të cilit ishte ngritur një aktakuzë. Por tërë këtë “histori” e shpërfill ministri Liburn Aliu, i cili ka shkruar se nuk di gjë për aktakuzën dhe se për të ka dëgjuar nga mediet. ( RKL 24. 3. 2021)
Ja cila është pasuria e paraqitur zyrtarisht në Agjencionin Kundër Korrupsionit e zyrtarëve të rinj të Qeverisë së Kosovës.
Albin Kurti, kryeministër
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 1, 800 euro dhe 11, 400 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 8,700 euro
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog
Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes
Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 4,200 euro
Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme
Mungon raportimi në AKK
Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut
Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare
Veturë: 15 mijë euro
Para të gatshme: Nuk ka
Detyrime: 10 mijë euro
Të hyrat vjetore: 21 mijë euro
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë
Pasuri: 400 mijë euro nga trashëgimia familjare
Veturë: 12 mijë euro dhe 15 mijë euro në emër të bashkëshortes
Para të gatshme: 1,300 euro dhe 100 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 22,500 euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 8,000 euro
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë
Pasuri: 75 mijë euro në emër të bashkëshortit
Veturë: 5 mijë euro në emër të bashkëshortit
Para të gatshme: 500 euro në emër të bashkëshortit
Detyrime: 24 mijë euro
Të hyrat vjetore: 7,500 euro
Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Pasuri: 1.95 milion euro nga pasuria e përbashkët familjare
Veturë: 4 mijë euro
Para të gatshme: 3,500 euro
Aksione: 6 mijë euro
Detyrime: 54 mijë euro
Të hyrat vjetore: 1,200 euro
Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes
Mungon raportimi në AKK
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
Pasuri: 61 mijë euro
Veturë: 3,100 euro
Para të gatshme: 11 mijë euro
Letra me vlerë: 23,400 euro
Detyrime: 35 mijë euro
Të hyrat vjetore: 15,600 euro
Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë
Mungon raportimi në AKK
Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Pasuri: 50 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare
Veturë: 3 mijë euro
Para të gatshme: 3,300 euro
Detyrime: Nuk ka
Të hyrat vjetore: 4,800 euro
Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Pasuri: 15 mijë euro dhe 85 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: 8,500 euro
Para të gatshme: 1,800 euro dhe 18,700 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 5 mijë euro dhe 6 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 22 mijë euro
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Pasuri: 380 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare
Veturë: 11 mijë euro
Para të gatshme: 850 euro dhe 540 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 33 mijë euro dhe 13 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 1,500 euro
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Pasuri: 70 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare
Veturë: 18 mijë euro
Para të gatshme: 1,100 euro e përbashkët
Detyrime: 62 mijë euro
Të hyrat vjetore: 28 mijë euro
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Pasuri: 190 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: 12 mijë euro
Para të gatshme: 1.39 euro dhe 1,168 euro në emër të bashkëshortes
Aksione: 1 mijë euro
Detyrime: 80 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 1,500 euro
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal
Pasuri: 225 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare
Veturë: 15 mijë euro
Para të gatshme: 3,500 euro
Detyrime: 670 euro
Të hyrat vjetore: 1,500 euro
Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal
Pasuri: 110 mijë euro dhe 35 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: 5 mijë euro
Para të gatshme: 39 mijë euro
Detyrime: 30 mijë euro
Të hyrat vjetore: 27 mijë euro
Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim
Pasuri: 445 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare
Veturë: 10 mijë euro
Para të gatshme: 50 mijë euro
Detyrime: Nuk ka
Të hyrat vjetore: 13 mijë euro. (Tabela nga Telegraf)